Turizmi malor në Mirditë, më shumë vizitorë të huaj! Më të preferuarat: Kulla, kisha dhe gurra e Domgjonit! Banorët kërkojnë investime, infrastruktura problem

17 Mars, 16:21

Fshati Domgjon në Fan  të Mirditës vitet e fundit ka zgjuar interesin e vizitorëve të shumtë,  qoftë vendas por edhe të huaj. Edhe pse Domgjoni është një fshat i pasur me pasuri natyrore dhe kulturore, problematikë për vizitorët mbetet infrastruktura rrugore.