Turizmi mbush arkën e shtetit/ Në 7 muaj, 511 milionë € më shumë, rriten me 45 milionë € edhe investimet

25 Gusht, 19:43 | Përditesimi: 25 Gusht, 19:43

Në 7 muajt e parë të këtij viti në buxhetin e shtetit kanë hyrë 511 milionë euro të ardhura më shumë se e njëjta periudhë e 2025-ës, me ndikim kryesor rritjen e konsumit e lidhur drejtpërdrejtë nga fluksi i turizmit në vend. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari në korrik ka edhe një rritje me 45 milionë euro të investimeve, apo 10.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

E.H/Shqiptarja.com