Turizmi në Gjirokastër, 12 objekte në proces rijetëzimi! 45 mln lekë nga shteti për kurimin e imazhit të ‘qytetit të gurtë’

10 Janar, 20:40

Për të mbrojtur imazhin e Gjirokastrës muzeale mjaft të frekuentuar nga turistët, 12 objekte muzeale në zonën historike do të rehabilitohen përmes bonusit të Rijetësimit. 45 mln lekë i jep shteti dhe pronarët plotësojnë pjesën tjetër.