Turizmi në Lezhë, mungojnë paketat turistike! Kryebashkiaku Ndreu u 'tërheq veshin' operatorëve: Përse të mos bëjmë një paketë?

8 Shkurt, 18:18

Krijimi i një brendi dhe përfshirja e sektorit të turizmit në një paketë të vetme është kërkesa imendiate për Lezhën. Kryebashkiaku Ndreu gjatë takimit me operatorët turistik tha se duhet një guidë e plotë në mënyrë që turistët të mos zgjedhin Lezhën vetëm për bregdetin.