Turizmi në Reç, fshatin e gështenjave në Malësi të Madhe! Rreth 120 familje të punësuara! Investitorët: Kemi hapur bujtina! Kemi turistë dhe mbeten të kënaqur

25 Tetor 2022, 09:28

Një ndër fshatrat më piktoresk në Malësinë e Madhe është Reçi, i cili ia vlen të vizitohet sidomos në vjeshtë, pasi njihet për prodhimin e madh të gështenjave. Fshati i Reçit në Malësi të Madhe e ka të bazuar ekonominë kryesisht në prodhimin i gështenjës, në blegtori dhe pak bujqësi. Vendin kryesor e zë gështenja, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj.