Turizmi nuk arrin shifrat e parakrizës, në 2021 të ardhurat e këtij sektori ishin 1.9 mld euro! Dyfishohen në raport me vitin 2020

27 Mars 2022, 14:43

Industria e turizmit në vitin 2021 ka pasur rikuperim të ndjeshëm në raport me vitin 2020, pasi të ardhurat nga turizmi vjet u rritën me 928 milionë euro. Ndërkohë pavarësisht përmirësimit, turizmi nuk e ka kapërcyer krizën, pasi të ardhurat në vitin e kaluar ishin 171 milionë euro më të ulta se në vitin 2019.