Turizmi pas heqjes së masave anti-COVID, drejtuesi i sektorit të operatorëve turistikë: Pritet sezon i mirë, por çmimet do rriten të paktën me 20%! Problem mungesa e punonjësve dhe ndotja

2 Maj 2022, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2022-05-02 14:40:33

Sipas drejtuesit të sektorit të operatortëve turistikë, Xhimi Lama, pritet një sezon i mirë turistik dhe prenotimet kanë filluar të rriten. Lama pranoi se do të ketë një rritje të çmimeve, ku në bare e restorante këtë vit çdo gjë do të kushtojë të paktën 20% më shumë se vitin e kaluar.