Turizmi, Pogradeci ‘i rezervuar’ deri në fillim të shtatorit! Turistët e zgjedhin qytetin për qetësinë, klimën dhe çmimet e arsyeshme

22 Korrik 2023, 16:07

Klima e freskët, ushqimi, qetësia dhe çmimet më të arsyeshme se në bregdet e bëjnë çdo vit Pogradecin një destinacion të preferuar të një numri shumë të madh turistësh. Megjithatë këtë vit sezoni ka qenë një sukses më vete. Qyteti liqenor është plotësisht i rezervuar nga tani deri në javën e parë të shtatorit.