Turizmi/ Porti i Vlorës vendos rekordin e 30 viteve të fundit! 90 mijë pasagjerë udhëtuan në gusht me tragete

31 Gusht 2023, 13:11

Rreth 90 mijë qytetarë, një pjesë e tyre turistë të huaj kanë hyrë e dalë nga porti i Vlorës gjatë muajit gusht. Kjo është shifra më e lartë e pasagjerëve që ka regjistruar ky port gjatë 30 viteve të fundit.