Turizmi premtues, po evazioni?! Tatimet ‘zbarkojnë’ te bizneset: A deklarojnë paga reale e lëshojnë fatura?

17 Qershor, 15:45

Administrata tatimore u bën apel bizneseve të fushës së turizmit të deklarojnë pagat reale dhe numrin real të punonjësve, në të kundërt do të nisin kontrollet fizike ndaj tyre. Në një letër sensibilizuese, tatimet kërkojnë të lëshojnë fatura të fiskalizuara dhe deklarim real të kontratave të qirave të ambienteve.