Turqia ndaloi charter-at spitalorë për kurim nga COVID/ Aviacioni Civil: S'kemi vendim zyrtar!

23 Nëntor 2020, 15:45 | Përditesimi i fundit: 2020-11-23 18:31:22

TIRANËNjë ditë pas vendimit pas vendimit të qeverisë turke për të ndaluar charter-at spitalorë për kurim nga COVID-19, Report Tv ka mësuar se sot nuk ka asnjë fluturim ambulance të programuar nga Rinasi. Nuk dihet shkaku nëse kjo ka të bëjë më vendimin e Turqisë, apo sepse s’ka pasur ndonjë rast urgjent me Covid. Mediat turke bëri të ditur dje vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhej se po ezauroheshin kapacitetet spitalore nga të huajt dhe nuk ka shtretër për shtetasit e tyre. Të njëjtin lajm e thotë për Report TV përfaqësuesja shqiptare e një spitali privat turk, Flora Manuka.

 “Ministria e Shëndetësisë turke ka bllokuar 1 muaj ambulancat ajrore sepse ka shumë pacientë turq dhe janë mbushur kapacitete, Turqia kërkon ti ruajë ato për pacientët e vendit të vet.

Dhe Ministria e Shëndetësisë mesditën e kësaj të hëne njoftoi se ka bllokuar 1 muaj ambulancat ajrore për të gjithë vendet e rajonit. Shkak mbeten kapacitetet që sipas Ministrisë së Shëndetësisë turke janë ezuaruar.

Në ditën e fundit ishin regjistruar deri në 5-6 fluturime në ditë të pacientëve pozitiv me COVID që shkonin për kurim në Turqi. Kostoja në këto spitale shkon në disa mijëra euro, që nis që nga avioni charter deri te kurimi ditor që përcaktohet nga gjendja shëndetësore e pacientit. Autoriteti i Aviacionit Civil në Turqi aplikonte një tarifë prej 18 mijë deri në 22 mijë dollarë për transportin e pacientëve në varësi nga distance”, thotë Manuka.

 Ndërkohë për Report TV Autoriteti i Aviacionit Civil thotë se nuk kanë asnjë vendim për ndalimin e fluturimeve dhe se këtë e kanë mësuar në media.

 “Përgjigjja jonë për këtë rast është se çdo masë ne mund ta marrim si rrjedhojë e vendimit të qeverisë shqiptare dhe jo turke”, thuhet në njoftim.