Turqia rekord investimesh në Shqipëri, e pesta në botë! Deri në shtator 2021 stoku i investimeve turke, 2 mld €

18 Janar 2022, 09:19

Turqia është ndër partnerët kryesor ekonomik të Shqipërisë, dhe kjo faktohet nga të dhënat e institucioneve në vend. Banka e Shqipërisë thotë se stoku i investimeve nga Turqia në fund të shtatorit 2021 ishte 2 miliardë euro, me një dyfishim në krahasim me vitin 2014.