Tymi kancerogjen pushton Vlorën, flakët në fushën e grumbullimit të mbetjeve dalin jashtë kontrollit! Balla: Situata e rëndë!

23 Korrik 2023, 22:04

Kur jemi në kulmin e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Vlorës po përballet me një ndotje mjedisore katastrofike.

Prej 48 orësh fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane vijon të digjet dhe tymi kancerogjen po mbulon qytetin. Edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili sot pasdite shkoi të shikonte situatën në Peshtan të Fierit e quajti të rëndë situatën në Vlorë.