'Tymnajë populiste, kërkoni 37 mln euro të tjera nga buxheti i shtetit', Rama për gjyqtarët: Regjistrohuni si parti politike dhe bëni luftën e plotë

4 Shkurt, 09:43 | Përditesimi: 4 Shkurt, 09:43

“Besoj se të gjithë e dinë se çfarë është një fushatë kur e udhëheq unë, bashkë me shokët e shoqet e armëve të PS, një urgan që merr përpara,çfarë të dalë përpara, kjo nuk është betejë politike, ne nuk jemi në asnjë fushatë, nuk kemi qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve. Të vetëvendosurit në pozicionin e viktimës, ajo që kjo gjykatë po përkon është unikale në historinë e Europës. Kjo tymnajë populiste, kush jeni ju, jeni parti politike? Dilni në garë, dilni në platformën tuaj dhe bëni luftën e plotë. Tymnajë populistë e krijuar, për linçimin e gjyqtarëve. Ju kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit, për t’i rritur vetes pagat. Shqiptarët duhet të dinë, që për gjyqtarin e Shkallës së Parë kërkoni që paga të shkojë 3360 deri në 500, të gjyqtarëve të Apelit 3480 euro në 5500 euro. Ju kërkoni që pagan ë Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro. Ju kërkoni që pagat e prokurorëve të SPAK, që nuk i është bashkuar kësaj kërkese, për ta çuar pagën 9800 euro. Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK, janë 6500 euro.", theksoi ai.

A.M/Shqiptarja.com