U arrestua me eksploziv, por ishte në kërkim për zhdukjen e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, ‘blindohet’ gjykata e Sarandës

1 Shtator 2023, 13:54

Nën masa të rrepta sigurie është sjellë para pak minutash nga Fieri në Gjykatën e Sarandës, Albi Mecini. Mecini do të njihet me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungese ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.