U arrestua nga SPAK, shefi i komisariatit të Kurbinit lëvizte Gëzim Çelën e trafikantët e Fushë Kuqes me makinë! Përgjimet e nxorën zbuluar

10 Tetor 2023, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2023-10-10 14:28:34

Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i arrestuar një ditë më parë me kërkesë të SPAK, rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t'i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.