U arrestua pas protestës te Kuvendi, Arbër Lleshi: Jam dhunuar nga policia rrugës për komisariat, Rama nuk meriton të shkelë në kryeministri

5 Korrik, 21:43 | Përditesimi: 5 Korrik, 21:43

Aktivisti Arbër Lleshi, i cili ishte një prej 19 të arrestuarve nga protesta e dhunshme te Kuvendi të enjten e kaluar, tha sot nga foltorja, se është dhunuar nga efektivët rrugës për në komisariat. Ai tha se këta efektivë, janë vegla të pushtetit dhe se një kryeministër që i thotë popullit të tij ‘fuck you’ nuk meriton të shkelë në kryeministri.

 

E.H/Shqiptarja.com