U arrestua për blerje votash, lihet në burg kandidati i Berishës e Metës për Himarën! Fredi Beleri: S'kam lidhje me akuzat! Dosja kalon në SPAK

13 Maj 2023, 15:38

Kandidati i Sali Berishës e Ilir Metës për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është lënë në burg nga gjykata e Vlorës një ditë pasi u arrestua për blerje votash. Gjykata e Vlorës i ka kaluar dosjen e Fredi Belerit në SPAK. Ndërkohë Masa për Pandeli Kakoveshin do të merret në orën 15:00.