U arrestua për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosi kërkon lirinë në Apel: Kam dy fëmijë të mitur për të rritur dhe duhet të kujdesem për nënën e verbër

13 Shkurt 2023, 13:09

Alda Klosi kërkon lirinë në Apelin e Tiranës. Avokati mbrojtës Ilirjan Muho dorëzoi këtë të hënë ankimin në Shkallën e Dytë. Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ.