U arrestua për vjedhjen e tapetit dhe një palë atleteje e përfundoi në koma, ndërron jetë 27-vjeçari Jani Rustemaj

20 Maj 2023, 17:14 | Përditesimi i fundit: 2023-05-20 18:27:34

Jani Rustemaj, 27-vjeçari që ndodhej prej një muaji në koma në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të shtune. Ai shfaqi probleme shëndetësore pasi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete më 12 prill. Ai njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe sipas kartesës, mjekët i kanë dhënë metadon për qetësim pasi ka nisur të ndihet keq prej varësisë nga kokaina.