U arrestua se zhvati 3 mln euro me anë të mashtrimit, sot pritet vendimi i gjykatës për agjenten e shërbimeve postare në Korçë

5 Qershor 2023, 10:03 | Përditesimi: 5 Qershor 2023, 17:14

46 vjeçarja ushtronte funksionin e agjentes në postën private “Adex” në Korçë dhe Pogradec.  E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

r.k./Shqiptarja.com