U arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Krujë, shtyhet për nesër gjyqi për 'të fortin e Niklës’! Avokati: Ka armë sportive me leje

9 Korrik 2023, 13:42

Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur do të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca ishte planifikuar për sot por u shty për nesër pasi mungonte prokurori i çështjes.