U ça mes përmes nga tërmeti i 21 shtatorit, policia rrethon me shirit sigurie pallatin tek Tregu Elektrik

26 Shtator 2019, 16:13

TIRANË- Një pallat në rrugën Ali Visha në zonën e tregut elektrik në kryeqytet është rrethuar pasditen e sotme me një shirit sigurie nga forcat e policisë. Kjo për shkak se pallati i çarë nga tërmeti rrezikon banorët që jetojnë në këtë pallat.

Gjithashtu forcat e policisë kanë ndaluar edhe kalimin e qytetarëve në këtë zonë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Tirana pak nga pak po i rikthehet normalitetit pas tërmetit të fuqishëm që preku jo vetëm kryeqytetin por gjithë Shqipërinë, ndërsa ka nisur puna për vlerësimin e dëmeve që ai la pas.

Tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, u ndje në të gjithë qytetet e vendit.