U dekorua nga Presidenti Begaj, Lorik Cana nga Samiti i Diasporës: Ngritja lart e emrit të shqiptarëve anembanë botës, ka qenë krenaria më e madhe që kam përjetuar

13 Prill, 20:20 | Përditesimi: 13 Prill, 20:20

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka marrë pjesë ditën e sotme në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, ku edhe është dekoruar nga Presidenti Bajram Begaj.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Cana tha se krenaria më e madhe e jetës së tij ka qenë ngritja lart e emrit të shqiptarëve anembanë botës.

I.M/Shqiptarja.com