U dëmtua gjatë protestave për vrasjen e Klodjan Rashës, nis riparimi i pemës së Vitit të Ri tek Sheshi 'Skëndërbej'

18 Dhjetor 2020, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2020-12-18 18:10:03

Pema e Vitit të Ri në sheshin Skënderbej po riparohet pasi u dëmtua gjatë protestave të dhunshme për vrasjen e Klodjan Rashës.

Protestuesit të cilët për 6 ditë me rradhë kanë protestuar në Tiranë dhe në disa zona në vend, i kanë hequr zbukurimet i kanë vënë flakën edhe pemës së Vitit të Ri.

Ata fillimisht i kapën dritat duke ia hequr pemës ndërkohë vetë pemën nuk e kanë rrëzuar por kanë ndezur një zjarr poshtë saj.

Protestuesit nuk kursyen as pemën e Krishtlindjeve të kryeminsitria të cilën e dogjën dhe më pas e rrëzuan, nuk kursyen as zbukurimet të vendosura në rrugë dhe në fund iu drejtuan qendrës ku dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe. 6 ditë protestë në thelb kanë pasur dhunën ndaj institucioneve, e efektivëve të policisë, si dhe ka thyer sinjalistika rrugore dhe çfarë u ka dalë përpara.

Mirëpo pavarësisht dëmtimeve që u shkaktuan, pema po riparohet për t'u bërë siç ishte më parë.