U dëmtua nga tërmeti, gati shembja e 'Sami Frashërit'/ Veliaj: Emocionuese! Ka qenë shkolla ime

22 Prill 2020, 12:15

TIRANE-Gjimnazi 'Sami Frashëri' i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë do të shembet dhe mbi rrëonjat e tij do të ndërtohet një godinë e re më e madhe. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, që njoftoi se kantieri i ri është gati, pasi ka filluar zbrazja e shkollës. Veliaj tha se kjo është një ditë emocionuese edhe për atë, pasi është ulur për 4 vite në shkollën e mesme dhe se gjimnazi ka nxjerrë shumë personalitete.

"Ka filluar zbrazja e shkollës "Sami Frashëri". Është një ditë emocionale edhe për mua ka qenë shkolla ime e mesme, por me gjithë strukturimet shkolla ka po ato themele dhe kollona, nëse nuk e përballon dot një tërmet të ardhëm është më mirë të marrim një vendim ta prishim atë shkollë për ta ndërtuar me të re më të fortë dhe më të madhe dhe për të nxjerrë më shumë personalitete. Te "Sami Frashëri" do të fillojë një kantier i ri" tha ai.