Tërmeti/ Shkollave 'Emin Duraku' dhe 'Sami Frashëri' në Tiranë u vihet shiriti, ja ku do të zhvendosen nxënësit për mësim (VIDEO)

Lëkundjet e tërmetit që prekën vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, shkaktuan dëme të konsiderueshme që prekën banesa e institucione shkollore.

Më konkretisht, në shkollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku” është vendosur shiriti që simbolizon mosfunksionimin e ambienteve shkollore. Shkolla përbëhet nga dy godina, fillorja dhe 9-vjeçarja, ku janë bërë dy shtesa në 1996 dhe 2006, të cilat si pasojë e tërmetit janë dëmtuar.

Nga tërmeti është dëmtuar më shumë dhe rrezikon vetëm fillorja, e cila është shtuar në vitin 2006 si pasojë e rritjes së kapacitetit, ndërsa në 2016 ishte bere rikonstruksioni i fundit.

Gjysma e kësaj shkollë është jo funksionale dhe do të shembet një pjesë e godinës që është shtuar. Mësimi do të zhvillohet me dy turne tek godina që është në gjendje të mirë.

Në procesverbalin e institutit të ndërtimit të siguruar nga Report Tv, thuhet se  shkolla ka plasaritje të thella në muret ndarëse e  dëmtim të traut të katit të tretë shtesë. Dëmtim të parapetit në të gjithë godinën si dhe shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues. Bordi i shkollës  dhe stafi pedagogjik kërkojnë shkallë emergjence.

Një tjetër shkollë e dëmtuar në Tiranë nga tërmeti është gjimnazi 'Sami Frashëri' që i janë vendosur shiritat. Në videon e siguruar nga Report Tv shohim se kjo shkollë ka pësuar dëmtime serioze, më së shumti në katin e tretë të godinës, aty ku ka rënë dhe tavani. Për godinën ende nuk është marrë një vendim nëse do të shembet apo do të riparohet. Por nxënësit do të zhvendosen në dy shkolla pritëse, te gjimnazet 'Qemal Stafa' dhe 'Sinan Tafaj' për të vijuar mësimin.

Tërmeti shkatërroi edhe shkollën 9-vjeçare "Neim Babameto" në Durrës në lagjen nr.15 e cila do të shembet. Ekspertët nga Turqia i vendosën kryqin për ta shembur, pasi ka pësuar dëmtime në strukturë ndërsa mësuesit dhe punonjësit e tjerë kanë nxjerrë të gjitha materialet jashtë. Nxënësit që do të kanë banesat afër kësaj shkolle dhe nuk kanë pësuar dëme do të transferohen në një tjetër shkollë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë