Redi Ramaj avokati i deputeti demokrat Ervin Salianji, për të cilin gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së parë për ta dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë, në një intervistë për Report Tv e cilësoi dënimin si politik. I pyetur në lidhje me mandatin e deputetit, Ramaj tha se vendimi është i formës së prerë dhe në këtë rast deputeti humb mandatin.
Ramaj tha se do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme për të zhbërë vendimin.
‘E para vendimi është politik dhe kur do të ekzekutohet si do të ekzekutohet është çështje e prokurorisë. Një deputet është dënuar për një vepër penale që nuk ekzekuton. Sot marrim një dënim politik. Mbasi merret një vendim politik, nga gjykata do të jetë precedent shumë i rrezikshëm, të gjithë do të goditen me kallëzime të tilla. Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë. Vendimi i formës së prerë është një nga raste kur deputeti e humb mandatin. Do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme ligjore, për të zhbërë një vendim të padrejtë. Do të kërkojmë pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë.'- tha Ramaj.