U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë

25 Prill, 13:34

ITALI- Tre shqiptarë të dënuar me nga 23 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit të Torinos u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane. I vetmi që ishte arrestuar për  vrasjen e Shpëtim Frashërit në vitin 2017, ishte Hasim Murataj, ndërsa Sabri Brakaj dhe Çerçiz Banushi, të cilët gjithashtu u shpallën të pafajshëm, janë në arrati.