Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku nusja e shtëpisë është rrahur barbarisht nga bashkëshorti, vjehri dhe vjehra. Dhuna në familje është bërë në prezencë të fëmijës 4 muajshe, ku nusja E.Ibrahimi është përballur me një sitiuatë të paimagjinueshme dhune. Gjithçka ka ndodhur për arsyen e vetme se nusja kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe. Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe nisur nga kjo situatë, ka lindur një konflikt me fjalë mes tyre çka ka detyruar vjehrrin të shkojë dhe të marë ujin.
Por dhe vjehrri është larguar me nerva nga shtëpia, duke përplasur derën e banesës dhe larguar për të marë ujin.Ngjarja e rëndë është rregjistruar në datën 5 shtator 2019 rreth 19:00 të pasdites, por fatmirësisht e dëmtuara E.Ibrahimi ka mundur të shkëputet nga tre dhunuesit dhe të hyjë në dhomën e gjumit të saj, ku ka qëndruar e mbyllur deri në mbëritjen e policisë së Elbasanit, e cila ka shoqëruar në komisariat të gjithë anëtarët e familjes Ibrahimi.
Shqiptarja.com" ka mësuar se në kohën kur është paraqitur në komisariat vajza e re. E.Ibrahimi është shprehur se nuk ndihej mirë dhe për këtë ajo u dërgua për kujdes mjeksor së bashku me femijën e saj në repartin e Kirurgjisë Elbasan, pasi ajo në trup kishte shenja dhune.
Rasti në fjalë tregon edhe një herë tjetër problemet e rënda që po kalon familja, ku rasti i Elbasanit tregon më së mirë vështirësitë dhe mentalitetin e ulët.Në rëfimin që disponon "Shqiptarja.com" E.Ibrahimi tregon se është e martuar me H.Ibrahimi dhe kjo martesë ka ndodhur një vit më parë. Ibrahimi rezulton të jetë i dënuar për akuzën e "mbajtjes pa lejë të armëve të ftohta", dënim për të cilin ai është ekstraduar nga Gjermania. Nga kjo martesë ka ardhur në jetë vajza e tyre, që në 11 shtator bën 4 muajsh. E dëmtuara E.Ibrahimi tregon si më poshtë se "...që nga koha që jam martuar me H. unë jam dhunuar psikologjikisht nga të tre perosnat, burri, vjehrri dhe vjehrra.
Vjehrra e nuses tha ditën e djeshme për Report Tv se nusja ka sajuar çdo gjë duke deklaruar se ajo e fundit vuan nga depresioni, gjë për të cilën edhe kurohej.
Ndërsa në një lidhje telefonike gjatë emisionit nusja u tregua e rezervuar ndërsa u shpreh se faktet flasin vetë duke mos dashur të japë më shumë detaje.
"Çdo gjë që kam thënë i jam drejtuar policisë. Nuk dua të flas më asgjë. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe policia kanë qenë të pranueshme aty. Unë nuk i ndaloj gojën asaj. Ajo të thotë çfarë të dojë. Shteti do ma zgjidhë këtë gjë. Ai e vendos nëse i kam bërë unë shenjat apo m'i kanë bërë të tjerët. Këto gjëra i vendos gjykata. Por fakte flasin vetë, pastaj se çfarë thuhet le të thuhet", tha nusja.
