U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha! Mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni

20 Mars, 11:45

Dy ditë pas ekstradimit nga Spanja, ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha doli para GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Para gjykatësve, ai ka mohuar të ketë njohje me Luftar Reçin.