U ekzekutua në Tiranë, Klaudio Prendi kishte konflikte për një borxh 15 mijë euro! Ish-gjyqtari: Isha në dijeni, por se prisja t'i bëhej atentat! Pistoleta me silenciator gjendet tek makina e djegur

20 Nëntor, 11:23

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj Klaudio Prendit, një ditë më parë, në zonën e njohur si ‘Xhamlliku' në Tiranë. Grupi hetimor merr në pyetje babain e 27- vjeçarit, ish gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Makina luksoze, C-class që përdorte viktima, ku dhe u ekzekutua nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.