U filmuan duke folur për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, GJKKO dënon për korrupsion Kristo Agalliun e Agron Durajn

19 Dhjetor 2023, 11:29

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.