"U fshehën nën tavolinë kur përmenda Ramën", Berisha: SPAK si u përpoq të intimidonte prokurorët

23 Janar, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2024-01-23 15:38:10

Sali Berisha prej më shumë se 90 minutash ishte para prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai ku dha shpjegime për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. Ai u shoqërua në vajtje e kthim me makinë policie, teksa dha llogari për herë të parë për rolin e tij në aferën ‘Partizani’, ku dhëndri Malltezi përfitoi miliona euro.