'U futën në ujë të ndihmonin njëri tjetrin por u përpinë nga liqeni' shefi i zjarrfikëses tregon si ndodhi tragjedia në Gramsh! Mbyten babai me 2 djemtë e mitur dhe nipi

22 Korrik 2023, 00:00

Babai dy djemtë e tij, 19 e 14 vjeç dhe nipi 20 vjeç kanë dashur të ndihmojnë njëri tjetrin por kanë tërhequr njëri tjetrin duke u mbytur të katërt.

Shefi i Zjarrfikëses, Ilir Llapushi zbulon se çfarë mund të ketë ndodhur me babain, 46 vjeç, dy djemtë e tij 19 e 14 vjeç dhe nipi 20 vjeç të cilët u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

“Kanë tërhequr njëri tjetrin. Është mbytur i pari, ka shkuar tjetri për ta ndihmuar, dhe më pas tjetri dhe më pas djali tjetër. Nuk kanë ditur not”

Liqeni i HEC të Banjës karakterizohet nga gropa për të cilat duket se asnjë nga viktimat nuk ka qenë në dijeni.

“Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC të Banjës. Kanë marrë dhe për HEC.Kur janë future për tu larë nuk kanë ditur gjë për gropat dhe kanë tërhequr njëri tjetrin.

Liqeni i HEC të Banjës nuk frekuentohet për të bërë plazh dhe për shefin e zjarrfikëses kjo tragjedi është e papritur.

“Në këtë liqen nuk lahet. Ne patrullojmë vazhdimisht këtu dhe këtu nuk lahet njeri. Edhe dje ishim. Patrullojmë liqenin me gomone, por fatkeqësisht sot nuk erdhëm” tregon më tej .