U gjet e vrarë poshtë Urës së Dajlanit në Durrës, arrestohen 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës! Kishin konsumuar kokainë

3 Gusht 2023, 12:11

Arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes me thikë të Luljeta Prezës, trupi i pajetë i të cilës u gjet poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës mëngjesin e 2 gushtit 2023.

Ata janë Aldo Brahimi, 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Ylli Grabovari, 45 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta pasi autorët dhe viktima kishte konsumuar kokainë pikërisht poshtë "Urës së Dajlanit" në vendin ku u gjet trupi i pajetë dhe e gjithë skena është parë nga tre vajza, njëra prej tyre 15 vjeçe.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 01:00 të 2 gushtit 2023 poshtë urës së Dajlanit, aty dhe ku Luljeta Preza u gjet e pajetë disa orë më pas rreth orës 10:35 të po kësaj dite.