U gjetën në BMW X6 gati për atentat, armët i përkisnin kunatit të Alibejt dhe mikut të tij! Të 2 në pranga! Shënjestër ishte ‘Oti i Elbasanit’, tentoi ta vriste edhe Dumani

20 Shkurt 2023, 11:31 | Përditesimi i fundit: 2023-02-20 14:04:32

Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt dhe miku i tij Arsen Preçi janë arrestuar si posedues të dyshuar të 3 armëve kallashnikov që u gjetën dje në makinën BMW X6, gati për atentatin që dështoi në Elbasan. Shënjestër ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit, të cilin tentoi ta vriste edhe Nuredin Dumani në vitin 2022, me porosi të Suel Çelës.