U helmuan nga kërpudhat e mbledhura dhe humbën jetën, ja ku jetonte familja kosovare në Lalëz

9 Maj 2021, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2021-05-09 11:59:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në Gjirin e Lalëzit ku tre anëtarë të familjes Haliti, nga Gjilani i Kosovës, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Autoritetet shqiptare njoftuan se nëna, djali dhe nusja e shtëpisë humbën jetën pasi kishin konsumuar kërpudha të mbledhura në pyll.Report TV sjell pamje nga banesa ku ata jetonin në Gjirin e Lalëzit, shtëpi që e kishin blerë prej 4 vitesh. Sikurse shihet edhe nga pamjet ata kishin blerë katin e parë të banesës dykatëshe në Lalëz.