U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

16 Gusht, 13:27

Në 2021 Gazmir Preçi i cili atëherë mbante postin e shefit të Krimieve në Policinë e Mallakastrës u arrestua së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të policisë së Fierit në kuadër të një hetimi për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.