Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve, banorët e zonës dalin me varka

5 Maj, 17:32 | Përditesimi i fundit: 2024-05-05 20:55:54

Polumbarët e Shkodrës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi, bashkë me vajzën 8 vjeçe e djalin 3 vjeç që janë vetëmbytur në lumin Bunë pranë Darragjatit. Më herët është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare nga peshkatarët. Nëse trupat nuk gjenden ditën e sotme, kërkimet do të vijojnë edhe nesër.