U hodhën në lumin Bunë të Shkodrës, asnjë rezultat për gjetjen e trupit të nënës dhe dy fëmijëve!

6 Maj, 11:17 | Përditesimi i fundit: 2024-05-06 11:19:52

Asnjë rezultat nga kërkimet në lumin Bunë të Shkodrës, pas ngjarjes tragjike ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi. Kërkimet kanë vijuar gjatë natës, për trupin e nënës dhe dy fëmijëve, 8 dhe 3 vjeç, por pa rezultat. Dyshimet janë se edhe ata janë vetmbytur.

Mbrëmjen e 4 majit është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare që çoi në zbulimin e kësaj ngjarje, ndërsa në pranga ka rënë babai Ergdys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes.

Polumbarët e forcave RENEA kanë ushtruar kontrolle prej ditës së djeshme përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.