U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

28 Mars, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2024-03-28 15:23:47

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi sot SPAK-ut të që të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas GJKKO, SPAK duhet të marrë dosjen që ndodhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës pasi kjo e fundit pushoi çështjen.