U kap duke vjedhur në një dyqan në Rrogozhinë, në pranga 41-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe kanabis! Nën hetim motra dhe vëllai i tij

5 Gusht 2023, 15:22

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Rrogozhinës, pasi u kap në flagrancë në një dyqan, duke vjedhur materiale ndërtimi dhe para, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjet edhe kanabis. Vëllai dhe motra i të arrestuarit, janë vënë nën hetim si bashkëpunëtorë të tij. Gjergji Sina akuzohet për vjedhjen e një shumë të konsiderueshme parash nga një dyqan dhe kultivim të lëndëve narkotike në banesë.