U kap me 380.000 € cash dhe përgjime për korrupsion, Apeli i GJKKO liron mjekun Edvin Prifti, gjyqtarja Enklejda Hoxha mbetet në burg

2 Mars 2021, 17:35 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 17:36:34

Pas 17 ditëve kardiologu Edvin Prifti ka lënë qelitë e paraburgimit pasi Apeli i Krimeve të Rënda ka hequr arrestin ndaj tij, ndërsa s’do të ketë mundësi të ushtrojë funskionin e mjekut.

Masa e Priftit është ndryshuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së bërë nga avokati mbrotjës. Ndërsa gjyqtarja Enkeleida Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe 8 të arrestuarit e tjerë për korrupsion në sistemin e drejtësisë dhe mjekësisë janë lënë në burg.

Prokuroria Altin Dumani ka paralajmëruar ankim të vendimit duke ju drejtuar gjykatës së lartë me rekurs, ndërsa Prifti do të lërë qelinë pasditen e kësaj të martë. Ai u arrestua më 15 shkurt në sallën e gjyqit pasi fillimisht kishte një masë pezullim nga detyra, por në banesë dhe çantën e shpinës ju gjetën afro 380 mijë euro.

Ndaj tij prokuroria ka shtuar akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal por provat e SPAK s’kanë bindur apelin ta lërë në qeli. Vetë kardiologu Prifti arrestimin e tij e cilësoi pak para se ti viheshin prangat në sallën e gjyqit sit ë motivuar politikisht.

Paratë e sekuestruara doktorit kanë kaluar në favor të SPAK deri në përfundim të këtij hetimi, ndërsa ai dhe mbrojtja pretendojnë se janë para që vijnë nga shitja e një pronë ku doktori dhe bashkëshortja e tij janë bashkëpronar.