U kap me arsenal armësh dhe deklaronte se do vriste politikanë, lihet në burg ‘Rambo’ i Lezhës

12 Janar 2023, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2023-01-12 15:46:41

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin Antonio Leka, i cili pasditen e së hënës u kap me një sasi të madhe armatimi pranë një servisi në Ishull-Shëngjin.