U kap me Fredi Belerin duke blerë vota në Himarë, gjykata e Vlorës lë në burg edhe Pandeli Kokaveshin

13 Maj 2023, 17:52

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg edhe për bashkëpunëtorin e Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Sipas policisë, Kokaveshi është bashkëpunëtor i Fredi Belerin në blerjen e votave në Himarë.

Avokati mbrojtës i Kokaveshit kërkoi një masë më të lehtë sigurie duke marrë parasysh edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij. 

  •