U kap me kokainë në makinë, arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja! 22-vjeçari i tensonuar para hetuesve: Do flas në një moment të dytë

27 Tetor 2023, 13:02

Ariel Rraja, 22 vjeç, nga Nikla e Krujës, është prangosur nga policia pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash. 22-vjeçari rezulton të jetë nipi i ish deputetit Rrahman Rraja. Babai i tij Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.