U kap me kokainë, zbulohet ‘Call Center’ i Shkëlqim Ostrenit! Në kërkim bashkëpronari! Mashtronin italianët duke u marrë deri në 30 mijë euro

26 Mars, 18:50

Pas aksionit të kapjes së 1 kg kokainë në Tiranë dhe përfshirjes së një agjenti të anti-drogës, policia zbuloi përmes zbërthimit të celularëve të sekuestruar, një Call Center në të cilën mashtrohej me bursën Forex kryesisht ndaj qytetarëve italianë. Sipas AMP, operatorët përfitonin me mashtrim nga 500 deri në 30.000 euro për person