U kap me Ramazan Rrajën, kush është Elton Llozhi që ishte në kërkim! Kërcënoi me jetë biznesmenin që fitoi tenderin për lëndë drusore

20 Prill 2023, 11:34

Elton Llozhi që u shoqërua dje në polici pasi ishte me Ramazan Rrajën kur u arrestua, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për kërcënimin me jetë të biznesmenit Eral Myftaraj. 39-vjeçari Llozhi i njohur edhe si Louis Konomi, së bashku me 3 të tjerë i kishin kërkuar biznesmenit që të tërhiqej nga gara për tenderin për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla që kapte vlerën 853 mijë euro.