U kap në kthim nga Dubai, Alban Bengasi nesër në Gjykatë! Avokati pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për t'i vrarë ish-gruan

7 Shtator 2023, 16:17

Avokati i akuzuar se dha 120 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes Alban Bengasi del të premten në gjykatë për masën e sigurisë pas arrestimit në Rinas teksa kthehej nga Dubai. Mënyra e tij e përballjes me drejtësinë mbetet për t'u parë në një kohë që për disa muaj iu shmang arrestimit dhe tashmë sipas prokurorisë, ish-gruaja e tij ka kërkuar lehtësimin e akuzave.